Vendi

Mitrovica e Veriut për herë të parë antarsohet në asociacionin e Komunave të Kosovës

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut më 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në këtë komunë dhe në tri komunat e tjera pritet të ketë zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e cila erdhi nga faktori ndërkombëtar për shtensionimin e situatës Kosovë-Serbi e cila u tensionua nga fundi i majit pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Kryetarët e rinj u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po mbajnë protesta të vazhdueshme në tri komunat veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button