Sport
Ernest Muçi drejt La Ligas

Mesfushori i kombëtarës shqiptare, Ernest Muçi pritet ta hedh një hap të madh në karrierë pas aventures së tij me klubin e njohur polak Legia.
Por tani ka ardhur koha që Muçi të provohet në elitën e Europës, atë të vërtetën. Jo më në Poloni, Ernesti ka ofertë nga La Liga. Endi Tufa, gazetari i Top Channel raporton se ka bisedime intensive mes Celta Vigos dhe përfaqësuesve të lojtarit shqiptar. Sipas këtyre burimeve, thuhet që marrëveshja pritet të mbyllet me sukses dhe Muçi të jetë pjesë e La Liga në sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/