Uncategorized

“Maldivet e Evropës”.The Sun promovon Vlorën

Vlora, perla e Adriatikut dhe Rivierës shqiptare, është kthyer në një atraksion të mahnitshëm turistik për vendas dhe të huaj.

E konsideruar si “Maldivet” e Evropës, qyteti bregdetar ofron gjithçka për turistët, nga historia tek natyra dhe ujrat e kaltra. Gjithçka, dhe madje me kosto të ulët. Përmes një artikulli dedikuar bregdetit shqiptar, gjigandi mediatik “The Sun” promovon plazhet tona si alternativa më fantastike për të kaluar pushimet në Mesdhe.

“Një pikë e nxehtë për pushime, me popullaritet në rritje për shkak të ofertave të lira dhe plazheve të bukura, tashmë do të jetë shumë më lehtësisht e arritshme për britanikët”- shkruan “The Sun”, duke shtuar se me ndërtimin e aeroportit të ri, Vlora pritet të shoh një dyndje të pushuesve që preferojnë të relaksohen në detin e kaltër

Vlora, në Shqipëri, është pjesë e rivierës shqiptare, e cila ka parë një dyndje të turistëve britanik për ta vizituar këtë vit. Aktualisht, ata duhet të fluturojnë drejt qytetit të Tiranës dhe më pas të udhëtojnë me orë të tëra për të shkuar në resortin bregdetar.

Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është vendosur të hapet në prill 2024 – duke i bërë pushimet shumë më të lehta. Aeroporti prej 90 milionë paund do të ketë një pistë prej dy miljesh dhe mund të mbajë deri në dy milionë pasagjerë në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button