Rajoni

Ngjarja tragjike në Gramsh, polumbarët gjejnë 4 trupat e pajetë në liqen

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 4 personave u mbytën pasditen e kësaj të premteje në liqenin e Banjës në Gramsh të Shqipërisë.

Viktimat nga kjo ngjarje tragjike janë 46-vjeçari Arben Zogu me dy djemtë e tij, Esti Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar Melis Zogu.

Në një njoftim për mediat, policia tha se 4 personat në fjalë ishin futur për t’u larë në liqenin e hidrocentralit të Banjës dhe nuk kishin dalë më. Autoritetet u njoftuan nga familjarët e tyre rreth orës 19:00. Në vendin e ngjarjes, buzë liqenit u gjetën edhe sendet e tyre personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button