Rajoni

Paralajmërimi i veteranëve për protesta kundër Ligjit për pagën minimale

Përfaqësuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në ditët në vijim, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për pagën minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku bëri të ditur se protesta do të mbahet me 26 Korrik.

Ligji është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në lexim të dytë, më 13 korrik.

Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Mirëpo veteranët e UÇK-së janë të pakënaqur për mospërfshirjen e tyre në këto ndryshime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button