Vendi

LAJMI I FUNDIT: Intervistohet nga Policia e Kosovës Faton Klinaku pas kërcënimit ndaj Kurtit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga Policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën.

Pas intervistimit, Klinaku bëri të ditur për Tëvë 1 se kjo deklaratë e tij është nxjerrë nga konteksti.

Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku ndër të tjerash ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Për këtë deklaratë, ka reaguar sot edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili është shprehur se e njëjta ka qenë kërcënim i hapur dhe si e tillë është e papranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button